Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

PUBLIKUAR

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në kuadër të Konferencës RIGES 2026, vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, duke e cilësuar këtë si projektin më të madh zhvillimor në historinë e sportit të vendit.

Gashani theksoi se Lojërat Mesdhetare nuk do të jenë vetëm një ngjarje sportive, por një katalizator për investime strategjike, ndërtimin e infrastrukturës moderne, fuqizimin e rinisë, zhvillimin ekonomik dhe avancimin e diplomacisë sportive.

Sipas tij, organizimi i këtij eventi do ta vendosë Kosovën në hartën e ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare dhe do të dëshmojë se vendi është i gatshëm të organizojë aktivitete të standardeve më të larta.

“Mesazhi ynë është i qartë: Kosova është e hapur për partneritete, ekspertizë, inovacion dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Suksesi i Lojërave Mesdhetare do të ndërtohet mbi besimin, miqësinë dhe bashkëpunimin me partnerët tanë”, ka deklaruar Gashani.

Ai shtoi se rrugëtimi drejt vitit 2030 ka nisur tashmë dhe se synimi është të ndërtohet një trashëgimi e qëndrueshme për sportin, rininë dhe imazhin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...