Zyrtare: Morata lojtar i Juves

PUBLIKUAR

111

Alvaro Morata është larguar nga Real Madridi duke kompletuar transferimin e tij te Juventusi.

Sulmuesi i spanjoll arriti në Torino ditën e premte dhe pas testeve mjekësore ai është bërë lojtar i Bianconerëve.

Zonja e Vjetër do të paguajë 20 milionë euro për 21-vjeçarin.

Morata ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Juventusin, ndërsa Reali e ka opsionin e riblerjes (në fund të sezonit 2015/2016 dhe 2016/2017), por do të duhej të paguante 30 milionë euro.

“Juventusi njofton se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për blerjen definitive të të drejtave të lojtarit Alvaro Borja Morata Martin për një çmim prej 20 milionë eurosh, që do të paguhet brenda tre vitesh”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Juve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gordon synon ta zë me gola Mbappen, shënon katër herë veç n’pjesën e parë

Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar golin e pestë ndaj Qarabagut në ndeshjen e...

Mbyllet pjesa e parë, tri gola në Suharekë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Malishevës e vlefshme për...

Shkëndija e pamëshirshme ndaj Tikveshit

Futbollistët e KF Shkëndija morën një fitore të thellë 1-4 në transfertë ndaj Tikveshit...