Zyrtare: Milani zbret biletat për ndeshje të Ligës së Kampionëve

PUBLIKUAR

Milani i ka hedhur në shitje biletat për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit, por me një çmim shumë më të lirë

Tifozët e MIlanit kanë protestuar kur mësuan se biletat për ndeshjet e Ligës së Kampionëve në San Siro do të kushtonin dyfish më shumë se sa ndeshje e Interit që luhen në të njëjtin stadium.

Çmimi për ta parë ndeshje Inter – Real Madrid më 15 shtator në tribunën Curva, niveli i kaltër dhe i gjelbër ishte 48 euro.

Tifozët e Milanit i ishte thënë që të paguajnë 119 euro për një biletë për tribunën e njëjtë në ndeshjen që luhet kundër Atletico Madrid më 28 shtator.

 

 

CEO i Milanit, Ivan Gazidis, ka lajmëruar se klubi i ka zvogëluar çmimet dhe ata do të mund të shohin ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër gjigantëve të La Ligas me çmime me të lira.

Milan fillon sezonin në Ligën e Kampionëve si mysafir i Liverpool të mërkurën më 15 shtator.

Ata presin më 28 shtator Atletico Madridin. The Colvhoneros janë skuadra e fundit që Milan ishte përballur në garën elitare të Europës më 2014. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...