Zyrtare: McGregor rikthehet në kafaz në janar

PUBLIKUAR

Conor McGregor do të rikthehet në kafazin e UFC-së më 23 janar kundër Dustin Poirier, ka njoftuar presidenti i UFC-së, Dana White.

Edhe pse vendi i këtij meçi nuk dihet ende, White ka lënë të kuptohet se ka shumë mundësi të mbahet në Abu Dhabi, transmeton Gazeta Express.

Ky njoftim e bën zyrtar rikthimin e McGregorit në kafazin e UFC-së, edhe pse Poirier e kishte konfirmuar meçin kundër irlandezit ditë më parë.

Edhe vetë McGregor kishte thënë për ESPN se kishte nënshkruar marrëveshje për të luftuar kundër Poirier më 23 janar.

Irlandezi e ka mposhtur Poirierin në takimin e tyre të parë më 2014.

McGregor do të rikthehet në kafaz gati një vit nga lufta e fundit. Më 18 janar 2020 ai e kishte mposhtur Donald Cerronen dhe e kishte njoftuar pensionimin.

Në qershor, McGregor e njoftoi pensionimin nga UFC-ja për herë të tretë në katër vjetët e fundit, por pas meçit me Poirier ai mund ta organizojë një meç boksi me Manny Pacquio. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...