Zyrtare: Mayweather rikthehet në ring kundër yllit të Youtube Logan Paul

PUBLIKUAR

Floyd Mayweather, ish-kampioni i botës në pesë kategori të ndryshme, ka njoftuar se do të luftojë kundër yllit të Youtube, Logan Paul, në një meç të veçantë ekzibicioni në shkurt të vitit 2021.

Mayweather, 43 vjeç, u pensionua vite më parë si boksier i pamposhtur në 50 luftëra, transmeton Gazeta Express.

Lufta e tij e fundit ishte në vitin 2017, kur u përballë me yllin e MMA, Conor McGregor, në njërin prej meçeve më të pasura në historinë e boksit.

Paul, 25 vjeç, ka luftuar vetëm një herë si profesionist, kur u mposht nga ylli tjetër i YouTube, KSI, në nëntor të vitit 2019.

Amerikani Paul, i cili i ka 22 milionë abonues në Youtube, e ka tallur bashkëkombësin e vet Mayweather në disa raste. Ata shpesh herë e kanë fyer njëri-tjetrin në rrjetet sociale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...