Zyrtare: Mario Mandzukic i bashkohet Milanit

PUBLIKUAR

Milani ka njoftuar edhe zyrtarisht se Mario Mandzukic i është bashkuar klubit, në një marrëveshje gjashtëmujore.

Milani dhe Mandzukic kanë arritur marrëveshje për qëndrimin e sulmuesit kroat në San Siro deri në përfundim të këtij sezoni, me mundësi për zgjatjen e marrëveshjes për edhe një vit, njofton klubi i Serie A, raporton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Kroacisë Mandzukic iu bashkua Milanit si lojtari i lirë.

Ish-sulmuesi i Juventusit mbërriti në Milano në fundjavë dhe i kreu testet mjekësore të hënën.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e Mario Mandzukic. Klubi dhe sulmuesi janë pajtuar për një ujdi deri në fund të sezonit aktual me mundësi për zgjatjen e kontratës për edhe një vit”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Milani po ashtu konfirmoi se 34-vjeçari do ta veshë fanellën me numrin 9. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...