ZYRTARE: Kololli transferohet tek Shimizu S-Pulse

PUBLIKUAR

Benjamin Kololli do ta vazhdojë karrierën në Japoni.

 

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli do ta vazhdojë karrierën në Japoni tek klubi Shimizu S-Pulse, shkruan lajmi.net.

Pas skadimit të kontratës së kosovarit me FC Zurich, Kololli kishte bërë të ditur largimin por jo destinacionin e radhës.

Tani, klubi japonez e ka konfirmuar lajmin për transferimin e Kolollit.

Kololli pritet të arrijë sot në Japoni, ku do të presë 14 ditë në izolim si masë preventinve ndaj COVID-19 sipas rregullores së J League.

“Jam shumë i ngazëllyer që do të takoj tifozët dhe të luaj në stadium para tyre në fanellën e portokalltë”, tha Kololli.

“Jam gjithashtu i lumtur që kam ardhur në Japoni, kam qenë shumë i interesuar në kulturën dhe ushqimin japonez”, përfundoi Benjamin Kololli./Lajmi.net/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...