Zyrtare: Juventus tre muaj pa Arthurin

PUBLIKUAR

Juventusi ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku ka konfirmuar që Arthur Melo ka pasur një operim që do ta lërë atë jashtë fushave për tre muaj

Braziliani e kishte pësuar lëndimin në shkurt, por në vend që të shërohet një tërheqje muskulore ai ka pasur forcim të membranës e cila tani është kalcifikuar. Kjo gjë nuk zgjidhet me metoda tradicionale, kështu që ai është operuar.

Operimi është kryer sot nga mjekët piana dhe Battiston në klinikën Fornaca në Torino. Pas kësaj Juventusi ka lëshuar një komunikatë ku thotë se “periudha e rikuperimit do të zgjat rreth tre muaj”.

“Operimi është kryer nga Dr Piana dhe Dr Battiston, në prezencë të zyrtarit për shëndet të Juventusit, Dr Stefanini në klinikën Fornaca në Torino dhe ishte i suksesshëm. Periudha e rikuperimit do të zgjatë tre muaj”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...