Zyrtare: Goretzka e vazhdon kontratën me Bayernin

PUBLIKUAR

Leon Goretzka e ka vazhduar marrëveshjen me kampionin gjerman, Bayern Munich, deri në verën e vitit 2026, njofton klubi.

Marrëveshja e deritanishme e mesfushorit gjerman me Bayernin do të skadonte në verën e vitit 2022 dhe palët u pajtuan për vazhdimin e saj edhe për katër vite të tjera, raporton Gazeta Express.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Bayern shkroi: “FC Bayern dhe Leon Goretzka e kanë zgjatur para kohe kontratën e lojtarit, e cila do të skadonte në qershor 2022, deri në vitin 2026”.

26-vjeçari është shprehur i lumtur me zgjatjen e marrëveshjes në Allianz Arena.

“Me Bayernin kemi fituar gjithçka dhe mund të fitohet në tri vitet e kaluara. Por ta konfirmosh dhe përsëritësh suksesin është edhe më mirë sesa të fitosh një titull”, tha Goretzka.

Ai shtoi: “Jam shumë i lumtur që isha në gjendje ta vazhdoja kontratën më herët deri në vitin 2026”./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...