Zyrtare: Federata e Spanjës e dënon Messin

PUBLIKUAR

Lionel Messi është pezulluar me dy ndeshje moslojë nga Federata e Futbollit e Spanjës, për shkak të kartonit të kuq të cilin e mori në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën.

Kjo nënkupton se Messi do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Barcelonës kundër Cornellas në Kupën e Mbretit dhe kundër Elches në La Liga, raporton Gazeta Express.

Messi u përjashtua direkt me karton të kuq në humbjen e Barcelonës kundër Athletic Club për shkak se e goditi Asier Villalibren me forcë të tepruar në përpjekje për t’i hapur vetes rrugë përpara gjatë një aksioni të skuadrës së tij në çastet e fundit të kohës shtesë në Sevillë.

Argjentinasi u ndëshkua vetëm ndërhyrjes së VAR-it, pasi gjyqtari i ndeshjes nuk e kishte parë incidentin.

Por dënimi i kapitenit të gjigantit katalonas ka mundur të ishte pezullim me të paktën katër ndeshje, sikur Manzano ta kishte përmenduar në raportin e tij se Messi përdori forcë të tepruar ndaj Villalibres.

Kjo ishte hera e parë që Messi u ndëshkua me karton të kuq në karrierën e tij si lojtar i Barcelonës në hiç më pak se 754 ndeshje deri më sot.

Si pasojë ai do të mungojë në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Mbretit kundër Cornellas këtë të enjte dhe kundër Elches në La Liga të dielën pasdite. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...