Zyrtare: Drogba kthehet te Chelsea

PUBLIKUAR

333

 

Chelsea ka kompletuar transferimin e sulmuesit legjendar të klubit, Didier Drogba, si transfer i lirë.

Pasi qëndroi te Galatasaray, ai tani ishte lojtar i lirë dhe me parametra zero i bindur nga Mourinho u kthye te Chelsea.

Drogba u shpreh tejet i ngazëllyer pas konfirmimit të këtij transferimi.

“Ishte një vendim shumë i lehtë. Unë nuk kam mundur të refuzoj një mundësi të tillë për të punuar sërish me Josen. Të gjithë e dinë se sa relacione të afërta i kemi pasur dhe ky klub është shtëpi për mua”.

“Dëshira ime për të fituar është ende e njëjtë dhe unë mezi pres që të ndihmoj ekipin. Jam i ngazëllyer për këtë kapitull të karrierës time”, u shpreh Drogba. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gordon synon ta zë me gola Mbappen, shënon katër herë veç n’pjesën e parë

Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar golin e pestë ndaj Qarabagut në ndeshjen e...

Mbyllet pjesa e parë, tri gola në Suharekë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Malishevës e vlefshme për...

Shkëndija e pamëshirshme ndaj Tikveshit

Futbollistët e KF Shkëndija morën një fitore të thellë 1-4 në transfertë ndaj Tikveshit...