Donis Avdijaj i është bashkuar klubit nga Bundesliga e Austrisë, TSV Hartberg, si lojtar i lirë, i cili do të jetë klubi i tij i pestë në dy vitet e fundit.
Sulmuesi nga Kosova Avdijaj ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me klubin nga liga elitare e Austrisë, raporton Gazeta Express.
Servus Donis!
Der 25-jährige Offensivspieler Donis Avdijaj wechselt zu unserem TSV Egger Glas Hartberg und unterschreibt einen Vertrag bis Sommer 2023!Alle Infos: https://t.co/IciKk8IXbL#avdijaj #inundaut #nevergiveup pic.twitter.com/hzJK6v1Hq7
— TSV Hartberg Fußball (@tsv_hartberg) August 29, 2021
Lajmi është bërë i ditur nga TSV Harberg në uebsajtin e klubit dhe nga vetë Avdijaj në rrjetet sociale.
Marrëveshja me Hartberg do ta mbajë 25-vjeçarin në Bundesligën austriake deri në verën e vitit 2023 dhe ai do të shpresojë të rehatohet në rrethanat e reja, pasi në vitet e fundit nuk ka mundur ta përmbushë asnjë sezon te një klub i vetëm.
Nga viti 2019 kur u lirua nga Willem II për t’iu bashkuar Trabzonsporit, Avdijaj ka shëtitur nga klubi në klub, duke mos u rehatuar asnjëherë, për shkak të sjelljes joprofesionale.
Ai kaloi kohë të shkurtër edhe në Heart of Midlothian FC dhe AEL Limassol para se t’i bashkohej klubit austriak.
Avdijaj i ka gjashtë paraqitje për Kombëtaren e Kosovës, por nuk është ftuar më që prej vitit 2018. /Gazeta Express/


