Zyrtare: Cavani vazhdon me Man Utd edhe për një sezon

PUBLIKUAR

Tashmë është gjithça zyrtare. Edinson Cavani e ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin për edhe një sezon tjetër.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet ekipi anglez përmes një postimi në Twitter.

Cavani iu bashkua Unitedit verën e kaluar në një marrëveshje njëvjeçare, e cila pritej t’i mbaronte në fund të këtij sezoni, raporton Gazeta Express.

34-vjeçari i ka shënuar nëntë gola në 23 paraqitje për Unitedin në Premierligë këtë sezon, shumicën e të cilave i bëri si zëvendësues në pjesën e dytë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...