Zyrtare: Britania edhe formalisht e njofton BE-në për shkëputje nga blloku, ja data

PUBLIKUAR

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, do ta njoftojë edhe zyrtarisht Bashkimin Evropian të mërkurën e ardhshme se Britani po largohet përfundimisht.

Qeveria britanike njoftoi sot se do t’i shkruajë letër 27 anëtarëve të BE-së, duke shtuar se pret që negociatat të fillojnë sa më shpejt që është e mundur, transmeton Express.

Ky vendim vjen nëntë muaj pasi populli britanik votoi në një referendum për t’u larguar nga BE-ja, i cili mori 51.9% vota pro dhe 48.1% kundër.

Bisedimet për kushtet e largimit dhe marrëdhëniet e të ardhmes nuk lejohen në bazë të Artikullit 50 të Traktatit të Lisbonës, derisa Britania edhe formalisht i thotë BE-së se po largohet.

Nëse gjithçka shkon sipas negociatave dyvjeçare të përcaktuar nga orari zyrtar, shkëputja e Britanisë nga BE-ja duhet të ndodhë në mars të vitit 2019.

Një zëdhënës i qeverisë britanike ka thënë se ambasadori i Britanisë në BE, Tim Barrow, e ka informuar Këshillin Evropian që udhëhiqet nga Donald Tusk, se Artikulli 50 do të thirret të mërkurën e ardhshme, më 29 mars./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...