Zyrtare: Ali Fetahu nga Ferizaji- vdiq i ngrirë në kufirin serbo-hungarez

PUBLIKUAR

Zyrtare: Ali Fetahu nga Ferizaji- vdiq i ngrirë në kufirin serbo-hungarez

Fillojnë procedurat për kthimin e kufomës

(E plotësuar) – Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari është informuar nga autoritetet e shtetit hungarez për gjetjen e trupit të pajetë të një shtetasi të Kosovës në territorin e Hungarisë.

“Autoritetet hungareze kanë bërë identifikimin e trupit të pajetë dhe janë në kontakte të vazhdueshme më Ambasadën e Kosovës në Budapest për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes.

Ambasada e Kosovës në Hungari ka filluar procedurat për kthimin sa më shpejt të trupit të pajetë të shtetasit kosovar në atdhe.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka vendosur kontakte me familjarët e të ndjerit, të cilëve iu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e të afërmit të tyre”, thekson MPJ.

Viktima që ka mbetur i ngrirë në Hungari është Ali Fetahu (1960) nga Talinovci i Muhaxherëve të Ferizajt.

Gazeta ka mësuar se viktima është i vitit 1960 dhe është gjetur 15 metra në brendi të territorit hungarez i ngrirë nga të fohtit.

Sipas burimeve të mediave autoritetet shtetërore tashmë e kanë njoftuar familjen e të ndjerit, për sa kohë që trupi i pajetë i kosovarit ndodhet në Mjekësinë Ligjore dhe është duke iu bërë autopsia nga autoritetet e këtij shteti.

Për këtë është informuar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Budapest e cila sot gjatë ditës do të dalë me një qëndrim përkitazi me rastin.

E tmerrshme: Qytetari i Kosovës vdes nga acari në Hungari

Me të kaluar kufirin me Hungarinë, një qytetarë i Kosovës është gjetur i ngrirë nga i ftohti.
Lajmi është përcjellë nga portali hungarez index.hu.

Sipas raportit, qytetari i Kosovës ishte një nga qytetarët e shumtë që së fundmi kanë marrë rrugë për në Hungari./botasot/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...