Shtetet e Bashkuara do kenë mbështetje të “palëkundur”, për NATO-n, tha zëvëndës presidenti Mike Pence, para udhëheqësve europianë në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Në fjalimin e pare shumë të rëndësishëm të politikës së jashtme për administratën Trump, Pence tha se SHBA do të “qëndrojë me Europën sot dhe çdo ditë”.
Por ai u tha udhëheqësve se vendet evropiane kanë “dështuar për të paguar pjesën e tyre të drejtë”, në fushën e mbrojtjes. Dështimi sipas tij, “gërryen themelin e aleancës sonë”, ka thënë ai. “Ka ardhur koha të bëjmë më shumë”, u shpreh Pence.
Presidenti Donald Trump paralajmëroi para marrjes së detyrës së SHBA- së se nuk mund të përkrah angazhimin e tij për të ardhur në mbrojtjen e aleatëve të NATO-s, të cilët sipas tij nuk kishin kontribuar mjaft financiarisht./GazetaExpress/


