Zvogëloni pirjen e ujit mineral: Më shumë dëm se sa dobi!

PUBLIKUAR

Edhe pse aq shpesh reklamohet, uji mineral nuk është diçka që mjekët e konsiderojnë opsion të shëndetshëm.

Posaçërisht janë të rrezikshme ujërat minerale të gazuara me shije të ndryshme te të cilat ka edhe sheqer.

Uji i gazuar mineral është ëmbëlsirë e vogël për shëndetin, mirëpo për ata më pak të shëndetshëm duket si përpjekje e mirë që të përmirësojnë shëndetin e tyre.

Përgjithësisht pihet në gjithë botën dhe joshjen e vet e ka nga flluskat pikante, si edhe për gjoja ndihmën në tretje, ndjenjën e rëndesës dhe mineralet e shëndetshme me të cilat i ka me bollëk.

Mirëpo, nuk është problemi te mineralet, por te dyoksid karboni, i cili e bën të gazuar, por që mban thartirë të dobët karboni, shpjegon Adam Thorn, dentist i njohur britanik, transmeton Telegrafi.

– Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për faktin që uji i gazuar mineral në masë të madhe është i thartë, ka pH 3.

Flluskat në ujin mineral pa probleme erodojnë zmaltin e dhëmbëve, dhe sa më shpesh që pihet, rreziku është më i madh.

Me kalimin e kohës kjo shkakton prishje të lehtë, inflamacion, humbje të ngjyrës së bardhë dhe dhembje – thekson Thorn.

Posaçërisht janë të rrezikshme ujërat minerale të gazuara me shije të ndryshme, te të cilat nuk ekziston vetëm thartira, por edhe sheqeri.

– Askush nuk thotë që kohë pas kohe mund të pini një gotë, mirëpo konsumimi i përditshëm vërtet është i rrezikshëm për higjienën orale, – thekson Thorn për Independent.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...