Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

PUBLIKUAR

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”, dy infermieret e reja nga Lipjani, Eduarda dhe Bleona, kanë përcjellë një mesazh të rëndësishëm përkushtimi, humanizmi dhe profesionalizmi.

Përmes angazhimit të tyre, ato treguan rëndësinë e këtij profesioni dhe rolin thelbësor që ai ka në sistemin shëndetësor. Si përfaqësuese të gjeneratës së re, dy infermieret dëshmuan se janë të dedikuara në shërbim të pacientëve dhe komunitetit, duke u bërë shembull i vullnetit për punë.

Ky përfaqësim ka zgjuar ndjenjë krenarie, duke vënë në pah një brez të ri që premton shumë dhe kontribuon drejtpërdrejt në ndërtimin e një të ardhmeje më të shëndetshme për të gjithë.

SHIKO MË SHUMË

I shiti veturat që i mori me qira, prangoset i dyshuari në Lipjan

Një person është arrestuar në Lipjan nën dyshimin për shpërdorim të pasurisë së huaj...

Tentoi të kryejë grabitje me thikë në Lipjan, policia nis hetimet

Një rast i grabitjes në tentativë është raportuar në Lipjan, më 16 nëntor 2026. Sipas...

Grabitje në Lipjan: I dyshuari e kërcënon një grua dhe ia merr paratë

Një grua ka raportuar se është grabitur në Lipjan, pasi një person i dyshuar,...