Zvicra refuzon pranimin e emigrantëve nga Italia dhe Greqia

PUBLIKUAR

Qeveria e Zvicrës ka thënë se nuk do të pranojë më refugjatë nga Italia dhe Greqia si pjesë e programit të Bashkimit Evropian për shpërndarjen e emigrantëve.

Kështu ka bërë të ditur Sekretariati Zviceran i Migracionit.

Sipas “Sonntagd Blick”, përcjell Telegrafi, qeveria zvicerane tre vite më parë ka paralajmëruar se do të pranohen 1,500 emigrantë nga Italia dhe Greqia brenda planit të shpërndarjes së BE-së.

Anëtari i Komisionit Evropian përgjegjës për çështjet e migracionit, Dimitris Avramopoulos, i kërkoi qeverisë zvicerane në fund të vitit të kaluar të pranojë një numër shtesë të emigrantëve brenda kapacitetit të tyre, mirëpo qeveria zvicerane e hodhi poshtë kërkesën me arsyetimin se ka përmbushur kriteret e planit të alokimit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...