Zviceranët s’i duan të huajt, ndihen të parehatshëm dhe të kërcënuar në mesin e tyre

PUBLIKUAR

Më shumë se një në tre zviceranë ndihen të parehatshëm në mesin e njerëzve që perceptohen të jenë “ndryshe” për shkak të kombësisë, fesë, ngjyrës së lëkurës që kanë apo për shkak të faktorëve tjerë, sipas një sondazhi të qeverisë zvicerane.

Sondazhi i publikuar sot ka pasur për qëllim të gjejë se si bashkëjetojnë njerëzit në një vend me 8.4 milionë banorë, një çerek i të cilëve janë të huaj, transmeton Express.

Tridhjetë e gjashtë për qind të pjesëmarrësve në sondazh kanë thënë se ndihen të parehatshëm në prezencën e njerëzve që i shohin si jo të nivelit të tyre, veçanërisht në prezencën e atyre që flasin gjuhë të huaj në vendin e tyre.

Ndërsa, 16% prej tyre kanë thënë se ndihen të kërcënuar nga të huajt. /Express

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...