Zuckerberg ka një lajm të mirë për mediat online

PUBLIKUAR

Rrjeti Facebook ka shpallur se do t’i mbështes burimet e lajmeve që duken se janë të besueshme.

Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, mbrëmë ka thënë se do tu jepet “prioritet lajmeve që janë të besueshme, informative dhe lokale”.

Kompania tha se anëtarët e saj do ta përcaktojnë se si do të rangohen organizatat mediale, sipas kushteve të besueshmërisë.

Kjo lëvizje është përpjekja më e re e këtij rrjeti social për ta luftuar përhapjen e të ashtuquajturave lajme të rrejshme dhe propagandës.

“Ka shumë senzacionalizëm, keqinformim dhe polarizim sot në botë”, ka shkruar Zuckerberg. /REL/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...