ZRrE: Në Prill tarifa të reja për energjinë e shpenzuar

PUBLIKUAR

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) kanë thënë se në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill pritet që të hyjnë në fuqi tarifat e reja për energjinë elektrike.

ZRrE tha se aktualisht është në fazën e analizimit dhe shqyrtimit të komenteve të dërguara nga palët e interesuara dhe siç thonë pas shqyrtimit dhe analizimit merret vendimi për të hyrat maksimale.

“Sa i përket pritshmërisë se sa do të jeni të hyrat e lejuara maksimale, deri në këtë fazë ZRRE ka vetëm vlerësimet fillestare të cilat janë të publikuara, ndërsa vlerësimet përfundimtare për të Hyrat e Lejuara Maksimale janë në proces të shqyrtimit dhe pas këtij vlerësimi Raportet përfundimtare do të publikohen” Ndërsa sa i përket çështjes për kompensimin e qytetarëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për faturimin e padrejtë ndaj qytetarëve për pagesën e rrymës në veri, ZRrE nuk e qartësoi se si do të kompensohen qytetarët përveç se do të shqyrtojë të gjitha opsionet e mundshme ligjore që i ka në dispozicion pavarësisht aktgjykimit kompleks.”, thuhet në përgjigjen e ZRrE për rtv21

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën...

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi...

Këto vende mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë...