Zona më luksoze e Londrës, hijeshohet nga katër vetura sportive të lyera në flori (Foto)

PUBLIKUAR

Vetëm kur u mendua se mjaftonte luksi, që ofron zona më e shtrenjtë në Londër, aty u parkuan njëherësh, katër vetura sportive të lyera në flori.

Punonjësit e restoranteve, që janë mësuar me vetura të shtrenjta, i kanë fërkuar sytë mirë, pasi nuk besonin skenën që shihni, transmeton Telegrafi.

Kalimtarët e rastit, ishin me fat të kalojnë afër  dhe të bëjnë fotografi, me hiq me pak se një Ferrari, Mercedes, Bentley dhe Porsche. Që së bashku kushtojnë 650 mijë euro.

Ende nuk dihet se kush është pronari i këtij koleksioni, që të pranishmëve iu ka marrë sytë dhe vështirë se mund të parashikojnë diçka tjetër, për disa ditë me radhë.

Ferrari 458 Spyder, kishte enterier ku mbizotëronte ngjyra e kuqe, lehtë i dukshëm prej tavanit të hapur. Kjo veturë që lëvizë me 321 kilometra në orë, ishte e parkuar pranë Mercedes-AMG C63 që ka kapë shpejtësinë prej 250 kilometrave në orë.

Me 225 mijë euro, Spyder është më i shtrenjti i grupit, i përcjellë nga Bentley Continental GTC që kushton 180 mijë euro.

Pas Bentleyt ndodhej Porsche Panamera që kushton rreth 100 mijë euro, ndërsa arrin shpejtësi prej 250 kilometrave në orë.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...