KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

PUBLIKUAR

 

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve të procesuara deri në orën 15:00, 563,075 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit, apo 28.57%.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha në një konferencë për media se po pritet përditësimi i të gjitha vendvotimeve për të krahasuar daljen në këto zgjedhje deri në orën 15:00 në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021.

“Po presim kur të përditësohen 100% të vendvotimeve, pastaj mund ta dimë nëse numri i pjesmarrësve në votime është i njëjtë në shifra – jo në përqindje – në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021”, tha ai.

Procesi i votimit, Elezi tha se po vijon “pa probleme”.

“Në rastet kur është paraqitur ndonjë paqartësi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërhyrë dhe ka udhëzuar personat e autorizuar për të ndërmarrë hapat e duhur për procesin e votimit në vendvotime”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...

ATK dhe Dogana thonë se po forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformale

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Dogana e Kosovës së shpejti do të nisin...

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz (Video)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për dorëzimin e një aktakuze për...