Zogaj: Fatos Klosi e di kush e vrau Ahmet Krasniqin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Skender Zogaj, ish-këshilltari i Ahmet Krasniqit ka folur sot për vrasjen e kolonelit të ndjerë.

Zogaj ka thënë në RTV Dukagjini se vetëm ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosi e di se kush e ka vrarë Ahmet Krasniqin dhe gjithçka që ka të bëj me të.

“Fatos Klosi duhet të dijë se kush e vrau Ahmet Krasniqin, sepse ai e ka pas pozicionin e tij. Ai i din ngjarjet më të mëdha të mundshme që kanë ndodhur atëherë në Shqipëri e në Kosovë, gjë për të cilën ka marrë edhe mirënjohje, pra është veteran lufte pa  e qit asnjë plumb. Ai ka pasur dijeni për të gjitha gjërat e tyre”, ka thënë Zogaj.

Sipas tij, Shërbimi informativ i Shqipërisë i ka borxh Kosovës dhe duhet të paraqitet me shkrim dhe të argumentoj vrasjen e Krasniqit.

“Sot e kësaj dite Fatos Klosi është bashkëpunëtor”, ka shtuar Zogaj.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...