Zlatan Ibrahimovic ka lindur në Malmo, prindërit e tij ishin shpërngulur nga Jugosllavia për në Suedi, babai i Zlatan ishte nga Bosnja ndërsa e ëma nga Kroacia, por që pas lindjes së Ibrës, në moshën dy vjeçare, ata u divorcuan.
Zlatan kaloi një fëmijëri të ndryshme pasi që ishte emigrant, ai ishte i varfër dhe në shkollën që ka ndjekur të gjithë e kanë ngacmuar për shkak të hundës së gjatë, por ai zakonisht shkonte në shkollë vetëm për të ngrënë falas, raporton Gazeta Express.
Ai postoi një fotografi të rrallë me gjyshin e tij, në rrjetet sociale, me mbishkrimin “Rrënjë Ballkani”


