Zlatan Ibrahimovic te Milani deri në vitin 2022

PUBLIKUAR

Sipas raportimeve nga shumë media në Itali, Zlatan Ibrahimovic mund të nënshkruajë kontratën e re me Milanin gjatë ditës së premte.

Mino Raiola pritet të takohet gjatë ditës me drejtuesit e klubit për të finalizuar marrëveshjen, derisa gjatë javë raportohet se është takuar me Ibrahimovicin.

Ibra është pajtuar të qëndrojë edhe për një sezon me kushte të njëjta.

Ai do të vazhdojë të marrë 7 milionë euro në sezon.

Ishi i Manchester United dhe PSG u rikthye në Milan në afatin kalimtar të janarit në vitin 2020 nga LA Galaxy.

Ai ka shënuar 17 gola në 25 paraqitje në të gjitha ndeshjet deri më tani këtë edicion. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...