Zlatan Ibrahimovic dhe Milani arrijnë marrëveshje

PUBLIKUAR

Milani dhe Zlatan Ibrahimovic do ta vijojnë bashkëpunimin edhe për një vit tjetër, pasi raportohet se kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2022.

Mediat italiane raportojnë se përfaqësuesi i Suedisë ka rënë në ujdi me kuqezinjtë pas një jave bisedimesh, transmeton Gazeta Express.

Tani kanë mbetur vetëm hollësitë e fundit për ripërtëritjen e marrëveshjes, që kanë të bëjnë me bonuset dhe synimet individuale të sulmuesit.

Marrëveshja do të bëhet publike nga klubi shumë shpejt, sipas mediave italiane.

39-vjeçari i ka shënuar 15 gola në 16 ndeshje në Serie A deri tani këtë sezon.

Ai u kthye në Kombëtaren e Suedisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2020 muajin e kaluar dhe u paraqit kundër Kosovës në Prishtinë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...