Zjarret në Kanada, mijëra të zhvendosur (Video)

PUBLIKUAR

Dhjetëra mijëra banorë të provincës kanadeze të Kolumbias Britanike u evakuuan gjatë fundjavës si pasojë e zjarreve masive.

Mijëra zjarrfikës nga e gjithë Kanadaja i janë bashkuar përpjekjeve për të fikur vatrat e shumta të zjarreve që kanë shkaktuar dëme kolosale.

Mësohet se zona më e prekur është ajo rreth liqenit Uilliams, ku me dhjetëra shtëpi janë shkrumbuar nga flakët.

Moti i thatë dhe erërat e forta e kanë vështirësuar shumë punën e zjarrfikësve pasi ato nxisin zjarret që të shpërthejnë edhe në zona të tjera.

Mediat lokale bëjnë me dije se rreth 200 vatra të reja zjarri kanë shpërthyer vetëm gjatë fundjavës, duke treguar në shifrat sfidën me të cilën përballen autoritetet lokale.

Këto të fundit kanë shpallur gjendjen e emergjencës në të gjithë provincën, madje kanë ndaluar edhe ndezjen e zjarreve në kampingje, pasi nuk i duhen telashe të reja me flakët.

Meteorologët parashikojnë se moti i ditëve të ardhshme do të vazhdojë të jetë i thatë, diçka që nuk do të lehtësojë aspak betejën me flakët. /tch/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...