Zjarre në SHBA, një i vdekur e dhjetëra shtëpi të shkatërruara

PUBLIKUAR

Të paktën një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar në një seri të shpërthimeve të dyshuara të gazit, që kanë prekur disa pjesë afër Bostonit në Shtetet e Bashkuara të enjten mbrëma.

Policia lokale ka raportuar për “zjarre dhe shpërthime” në dhjetëra prona, transmeton REL.

Qindra persona janë evakuuar dhe njëkohësisht janë ndërprerë shërbimet e gazit dhe energjisë elektrike për të parandaluar incidente tjera.

Shefi i policisë lokale, Michael Mansfield e ka përshkruar këtë ngjarje si “dërrmuese” teksa, i është kujtuar filmi, “Armageddon”.

“Unë kam shërbyer si zjarrfikës për gati 39 vjet dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë në gjithë karrierën time”, ka thënë Mansfield.

Sipas zyrtarëve, rreth 80 zjarre dhe një numër i shpërthimeve kanë përfshirë shtëpi dhe biznese në qytetet, Laurence, Andover dhe Anodoverin Verior, të cilat gjenden rreth 45 kilometra në veri të Bostonit.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...