Policia Kosovës njofton se në fshatin Rufc i Ri, Lipjan Raportohet se në oborrin e Shkollës Fillore, janë përfshi nga zjarri një sasi e druve e dedikuar për ngrohje.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
Po ashtu Policia përmes një raporti ka njoftuar se në Krojmir, Lipjan ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se rreth pesë (5) hektar me pyll ishin përfshi në zjarr.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse. Nuk raportohet për të lënduar.
Ndërsa në Grackë e vjetër është raportuar se nga djegia e barishteve janë përfshi nga zjarri edhe varrezat ortodokse serbe të fshatit.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse dhe njësiti i zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin, njofton Policia Kosovës.
Foto:Ilustrim


