Zidane: “Unë jam fajtori, të fokusohemi te katër finalet”

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes në La Liga me Sevillën.

Reali eende ka shanse që të fitojë të paktën një titull këtë edicion, La Ligën dhe për ta bërë këtë, Zizu kërkon që të harrohet eliminimi i dhimbshëm nga Champions League dhe të fokusohen të finalet e mbetura.

Reali finalen e parë e luan në shtëpi me Sevillën, më pas do të luajë dy ndeshje në udhëtim, me Granadën dhe Bilbaon, derisa e mbyllë sezonin në shtëpi me Villarrealin.

“Sevilla është ekip i mirë, do të jetë një lojë ndryshe nga ajo me Chelsean dhe do të jetë e vështirë. Ne e dimë për çfarë po luajmë. Kanë mbetur edhe katër finale. Duhet ta harrojmë Ligën e Kampionëve tani dhe të përqendrohemi te titulli në La Liga”, u shpreh ai.

“Kritikat? Unë kam përgjegjësi kur fitoj dhe humbas. E rëndësishme është të jap gjithçka. Babai im më thoshte: punë, punë dhe vetëm punë. Pjesa tjetër është bla, bla, bla”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...