Zidane s’gjen fjalë për ta përshkruar humbjen tronditëse të Real Madridit kundër Alavesit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk ka qenë në gjendje ta shpjegojë humbjen e skuadrës së vet në shtëpi kundër Alavesit të shtunën.

Alavesi e mundi Real Madridin 2:1 falë golave nga Lucas Perez dhe Joselu, ndërsa goli i Casemiros për vendasit ishte vetëm sa për ngushëllim, pasi u shënua në minutën e 86-të, transmeton Gazeta Express.

Kjo ishte humbja e tretë e Madridit në La Liga këtë sezon, e cila e lë skuadrën gjashtë pikë mbrapa Atletico Madridit dhe Real Sociedadit, të cilat e ndajnë kreun e tabelës me nga 23 pikë secila.

Për më tepër, skuadra e Zidane i ka humbur tri prej pesë ndeshjeve të fundit në shtëpi në të gjitha garat. Kaq disfata i kishte pësuar vetëm në 31 ndeshjet e fundit në shtëpi.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri francez e pranoi se është i tronditur nga pavazhdimësia e skuadrës së vet duke e parë se kundër Interit bëri një ndeshje të fortë në mesjavë dhe fitoi 2:0 në Ligën e Kampionëve.

“Nuk kam shpjegim. Ne i ndërruam çastet e mira me çaste të këqija sonte. Kur ata shënuan gol pas tri minutave, gjërat u koklavitën shumë për ne”, tha Zidane.

“Para dy ditëve në Milano ne luajtëm mirë dhe sot… ky është realiteti jonë. Cfarë duhet të bëjmë është të vazhdojmë të punojmë, t’i rikuperojmë lojtarët dhe ta ndryshojmë dinamiken. Na mungon vazhdimësia”, shtoi ai./

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...