Zidane nuk përmbahet nga gëzimi pas fitores së Real Madridit kundër Granadas

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka lartësuar skuadrën e vet, pas fitores së mundimshme 2:0 kundër një ekipi të vështirë si Granada në Estadio Alfredo Di Stefano.

Madrilenët siguruan fitore falë golave të Casemiros dhe Karim Benzema për t’u ngritur në krye të La Ligas së bashku me Atletico Madrid, raporton Gazeta Express.

Real Madrid ka dy ndeshje më shumë të zhvilluar se sa lideri, Atletico Madrid, ndërsa javën e ardhshme do të zhvillohet xhiro e fundit për këtë gjysmë sezon, kundër Elches, ndërsa Atletico do të presë në shtëpi Getafen.

“Ishte një lojë shumë e ndërlikuar”, tha Zidane.

“Pjesa e parë ishte e vështirë dhe e dyta ishte shumë më e mirë. Unë jam vërtet i lumtur për lojtarët e mi, sepse këto lojëra nuk janë të lehta. Ne e merituam fitoren me paraqitjen e pjesës së dytë.”

Pas një ngritjeje të rezultateve në javët e fundit, Zidane gjithashtu përmendi përqendrimin e lojtarëve.

“Lojtarët kanë vazhduar të punojnë dhe të përgatiten për të gjitha ndeshjet. Është ajo që ata duhet të bëjnë. Ne do të humbasim lojëra. Është e pashmangshme herë pas here. Unë jam i lumtur për lojtarët sepse ata kanë duruar kritikat”, shtoi ai.

Zinedine Zidanit i është rikthyer edhe sulmuesi belg, Eden Hazard, i cili gjatë kohëve të fundit është duke u përballur me lëndime të shumta dhe do të jetë i gatshëm që nga ndeshja e radhës kundër Elches./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...