Zidane nuk përmbahet: Modric dhe Kroos janë f***ing fantastikë

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane e ka lartësuar mesfushën e Real Madridit, pas fitores së skuadrës së tij 2:0 kundër Atletico Madridit në derbin e La Ligës të shtunën.

Për trajnerin francez ishte një përfundim i përkryer i javës, pas fitoreve të rëndësishme kundër Sevillës dhe Borussia Monchengladbach, transmeton Gazeta Express.

Luka Modric dhe Toni Kroos i kishin frenat e ndeshjes në dorë për pjesën më të madhe të saj, në një paraqitje mbresëlënëse nga dyshja veterane.

“Kishim për të bërë shumë gjëra. Më rëndësi ishte ta ndryshonim krahun e lojës shpejt dhe hapësirat e gjetëm me diagonale”, tha Zidane pas ndeshjes.

“(Modric dhe Kroos) janë të shkëlqyer. Ata janë të jashtëzakonshëm”, shtoi ai.

“Jam i kënaqur me tërë ndeshjen, njëlloj si para ca ditësh në Ligën e Kampionëve”, nënvizoi francezi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...