Zidane nis të marrë frymë lirshëm!

PUBLIKUAR

Real Madridi ka marrë lajme të mira nga stërvitja e së premtes para ndeshjes me Valencian në La Liga.

Infermieria e Realit po punon shumë dhe ka nisur t’i kthejë futbollistët aty ku e kanë vendin, në fushë.

Në mëngjesin e së premtes, Dani Carvajal është stërvitur normalisht me skuadrën dhe kthehet në një kohë kur Zinedine Zidane ka vërtet nevojë për një mbrojtës të djathtë, pasi edhe Alvaro Odriozola është i dëmtuar.

Lajmi tjetër i mirë për Zizun është rikuperimi i Lucas Vasquez, edhe ai është stërvitur normalisht me ekipin para ndeshjes të dielën me Valencian.

Hazard bëri disa ushtrime brenda dhe disa në fushë, ndërsa për shkak dëmtimesh vazhdojnë të mungojnë Militão, Rodrygo, Valverde dhe Sergio Ramos. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...