Zidane jep lajmin e madh për Hazardin

PUBLIKUAR

Eden Hazard mund të kthehet në fushë shumë më shpejt se që është parashikuar.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Në konferencë për media para ndeshjes me Valencian në La Liga, Zizu tha se Eden po ndihet shumë më mirë dhe objektivi është që të stërvitet me grupin që nga java e ardhshme.

Kjo do të thoshte se Eden mund të jetë gati për ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Atalantës, e po ashtu derbin me Atleticon.

“Hazard? Është shumë më mirë. Shpresojmë që javën tjetër të stërvitet me grupin”, u shpreh Zizu. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...