Zi e ma zi për Zidanin, konfirmohet lëndimi edhe i Benzemas

PUBLIKUAR

Asgjë nuk po shkon siç duhet këtë sezon me Real Madridin e Zinedine Zidane.

Kapiteni i skuadrës, Karim Benzema, është detyruar të ndalet, pas super formës që po kalonte në ndeshjet e fundit.

Sipas Zidanit, ai ka disa shqetësime, që e lënë jashtë për ndeshjen këtë vikend në La Liga dhe është në dyshim edhe për sfidën e Champions League me Atalantën.

“Ai ka disa shqetësime dhe s’do të jetë me ne në Valladolid. Do të shohim javën tjetër. Nga e diela, do të shohim se si do të jetë gjendja e tij”, u shpreh Zizu.

Kujtojmë se Reali ka shumë lojtarë të dëmtuar si Ramos, Carvajal, Militao, Valverde, Rodrygo, Marcelo.  /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...