Zhvillohet ceremonia varrimit të 30 policëve të vrarë në Stamboll (Foto)

PUBLIKUAR

Në Stamboll është zhvilluar ceremonia e varrimit të 30 nëpunës policorë dhe pjesëtarë të sigurisë të cilët humbën jetën në sulmin e mbrëmshëm terrorist, transmeton Telegrafi.

Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në dy shpërthime mbrëmjen e së shtunës në Stamboll, kanë mbetur të vrarë 38 persona dhe 166 të tjerë janë plagosur.

Zyrtarët shtetëror të Turqisë thonë se provat e para të mbledhura pas atentatit të dyfishtë që goditi zemrën e Stambollit të shtunën në mbrëmje, lënë të mendohet se autorët janë separatistët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Në nderim të viktimave të sulmit terrorist Turqia ka shpallur të dielën Ditë zie kombëtare.

Si pasojë e shpërthimeve në 24 orët e fundit, në Turqi, Egjipt dhe Nigeri, kanë vdekur 275 persona. /Telegrafi/

varrimi-i-policeve

erdogan2

erdogan1

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...