Zhgënjehen lojtarët e video-lojërave, shtyhet sërish prezantimi i Diablo IV dhe Overwatch 2

PUBLIKUAR

Activision Blizzard ka shtyrë edhe një herë Diablo IV dhe Overwatch 2 – video-lojërat që lojtarët mezi i prisnin.

Kompania e njohur e video-lojërave është në fazën e rindërtimit të menaxhmentit dhe fuqisë punëtore, që është një nga arsyet që ka ndikuar në shtyrjen e re të lojërave të njohura.

U vendos që të vazhdohet puna për zhvillimin e titujve të përmendur, për të arritur potencialin e tyre maksimal. Kjo lëvizje do të zhgënjejë sërish popullatën e lojërave, e cila prej vitesh pret dy lojëra.

Megjithëse as Diablo IV dhe as Overwatch 2 nuk kishin një datë specifike të lëshimit, Blizzard ka treguar kryesisht se lojërat mund të lansohen gjatë vitit 2022. Zhvillimet e reja sugjerojnë se mund të mos ndodhë para vitit 2023.

Diablo IV dhe Overwatch 2 u njoftuan në vitin 2019, gjatë ngjarjes Blizzcon, kur lojërat ishin në fazat e hershme të zhvillimit.

Parashikimet e para sugjeronin se ato mund të shfaqen gjatë vitit 2021, por padyshim që nuk ndodhi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...