Zhduket aeroplani ushtarak, me të po udhëtonin 116 persona

PUBLIKUAR

Një aeroplan ushtarak i Myanmar që mbante 116 vetë u zhduk të mërkurën në mes të qytetit jugor të Myeik dhe Yangon, sipas zyrës së shefit të ushtrisë dhe një burimi të aeroportit.

 

“Komunikimi humbi papritur rreth orës 13:35 kur arriti rreth 20 kilometra në perëndim të qytetit Dawei”, është thënë në një deklaratë të autoriteteve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Anijet dhe aeroplanët janë angazhuar për të kërkuar aeroplanin e zhdukur, i cili po fluturonte mbi Detin Andaman, kur ai u zhduk, është thënë më tej në deklaratë.

Një burim i aeroportit ka thënë se aeroplani po barte 105 pasagjerë dhe 11 persona të ekuipazhit.

Pasagjerët besohej se ishin kryesisht anëtarë të familjeve të ushtarakëve me bazë në rajonin bregdetar.

“Ne mendojmë se ishte një dështim teknik. Moti është i mirë atje”, ka thënë burimi për mediat e huaja. /Telegrafi/

Fotografia: ILUSTRIM

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...