Zhduket aeroplani ushtarak i Malajzisë, dy pilotët gjenden të vdekur (Foto)

PUBLIKUAR

Pilotët e aeroplanit të Royal Air Force të Malajzisë (RMAN), aeroplan që ishte raportuar i zhdukur në Kuantan pranë kufirit Pahang-Terengganu janë gjetur të vdekur, kanë thënë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

 

Të dy pilotët e avionit luftarak Hawk 108 u gjetën në një moçal pranë Chukai në Terengganu në 2.30 të pasdites të së mërkurës, sipas agjencisë së lajmeve Bernama.

Viktimat janë identifikuar si major Hasri Zahari, 31, dhe major Yazmin Mohamed Yusof, 39.

Të dy pilotët u gjetën me parashutat e tyre të aktivizuara por rrënojat e avionit ende nuk janë gjetur.

Kontakti me avionin luftarak ishte humbur në 11:30, pasi avioni u nis nga baza ajrore Kuantan, sipas RMAN, pas së cilës gjë ishte nisur një operacion kërkimi dhe shpëtimi.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...