Zhduken dy vajza, njëra nga Mitrovica e tjetra nga Ferizaj

PUBLIKUAR

Nëpërmjet një komunikate për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur janë zhdukur dy vajza – njëra nga Mitrovica e tjetra nga Ferizaj, përcjell Telegrafi.

“Rr. Lekë Dukagjini, Mitrovicë. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se vajza e tij e moshës së mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njërin nga njoftimet e Policisë.

“Fshati Dardani, Ferizaj. Me datën 13.09.2016 ankuesja femër K/Shqiptare ka informuar se motra e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, shtohet në njoftimin tjetër të Policisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...

E rrahu partneren në Ferizaj, ajo e denoncon në polici, i dyshuari arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet...