Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

PUBLIKUAR

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa leje.

Sipas raporti policor rastet janë raportuar në Lipjan, Prishtinë, Malishevë dhe Gjakovë.

Lipjan / 19.05.2026 – 21:50. Njësiti policor me 28.05.2026 me urdhër të prokurorit nga i dyshuari mashkull kosovar kanë konfiskuar një pistoletë e cila kishte qenë me leje por i dyshuari nuk kishte bërë kërkesë për vazhdimin e lejes. Lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 28.05.2026, 18:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë me një karikator dhe 10 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Malishevë / 28.05.2026 – 07:10. Njësiti policor ka ndaluar automjetin me traga të shtetit të Austrisë të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në automjet është gjetur dhe konfiskuar një revole me 4 copë fishekë. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë 28.05.2026, 22:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe 43 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...