Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim

PUBLIKUAR

Zbokthi është problem me të cilin ballafaqohen shumica e njerëzve, por që shumë vështirë zgjidhet.

Ndonjëherë nuk mund t’ju ndihmojë as një mori shamponësh dhe losionesh të cilët janë në treg, por të cilët do të duhej të jenë të efektshëm në zgjidhjen e këtij problemi.

Nga shkaku i përmendur mjaft njerëz përdorin mjete natyrale, transmeton Telegrafi.

Prandaj, duket që ekziston një truk relativisht i thjeshtë, i cili do të duhej t’ju ndihmonte në luftën kundër zbokthit, të cilin mund ta keni në kuzhinën tuaj.

Fjala është për çajin e kamomilit, i cili, sipas ekspertëve të flokëve, është shumë i dobishëm për zbutjen e irritimeve të cilat i shkakton zbokthi.

Prandaj, nëse e keni lëkurën e kokës të thatë apo keni të kruara, atij vendi në majë të kokës i cili është i irrituar bëni masazh me pambuk të njomur në këtë çaj.

Mirëpo, kjo është vetëm zgjidhje e përkohshme. Për ta zgjidhur problemin përgjithmonë duhet patjetër të ndërmerrni disa veprime.

Më parë shpesh duhet t’i lani flokët, në mënyrë që të keni kokë të pastër dhe të shëndetshme, mirëpo rekomandohet edhe që të shikoni se kur shfaqet zbokthi, kështu që të mësoni a ekziston shkaktari i shfaqjes së tij. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...