Pasi ishte “zhdukur” për më shumë se tetë muaj, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është parë krah për krah me të shoqen e tij, Ri Sol JU.
Siç shkruajnë mediat e huaja, çifti u shfaq së bashku në një konkurs të trajnimeve luftarake ajrore, sipas medias vendase.
Derisa po shikonin garën, thuhet se lideri kontrovers u jepte këshilla garuesve, derisa e shoqja e tij e shikonte.
Kur zonja e parë e Koresë së Veriut për herë të parë u zhduk qarkullonin thashethemet rreth asaj nëse ajo ishte shtatzënë, ose se i kishin prishur paksa raportet me Kim Jong-un dhe motrën e tij më të vogël. /Telegrafi/







