Zgjerohen protestat në Francë, nxënësit i bllokojnë njëqind shkolla

PUBLIKUAR

Ndonëse kryeministri francez ka pranuar që të takohet me udhëheqësit e partive opozitare, protestat nuk janë ndalur. Në to janë bashkuar edhe nxënësit, të cilët raportohet se e kanë paralizuar procesin mësimor në rreth njëqind shkolla në mbarë vendin. Më herët, protestuesit kishin dëmtuar shumë dyqane dhe kishin djegur vetura, por sot protestat ishin paqësore.

Nxënësit e shkollave të mesme po protestojnë kundër ndryshimeve në sistemin e arsimit të lartë dhe i përshkallëzuan bllokadat e tyre. Rreth 100 shkolla janë bllokuar plotësisht ose pjesërisht në mbarë vendin. Shtatë nxënës u arrestuan, pasi e kishin rrotulluar një veturë dhe i kishin shkatërruar shportat e mbeturinave.

Autoritetet franceze tradicionalisht iu frikësohen protestave të gjimnazistëve sepse ato shpesh përhapen dhe rriten shpejt. Një zyrtar i sistemit arsimor tha se nxënësit po e përdorin protestën si pretekst për të kryer dhunë ndaj pasurive publike. Deri tash, njëmbëdhjetë pika karburantesh janë mbyllur pasi u bllokuan nga protestuesit.

Pritet që kryeministri të takohet me disa përfaqësues të protestuesve të martën. Sidoqoftë, protestuesit nuk kanë ndonjë udhëheqës, ndërsa një përfaqësues nga Parisi tha se është kërcënuar me vdekje nëse merr pjesë në takimin me kryeministrin, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...