Zgjedhjet në dimër

PUBLIKUAR

Zgjedhjet në dimër

Fillimi i vitit 2015, kërkohet ta zë vendin me institucione. Kjo mund të ndodhë vetëm pasi liderët partiakë të kenë arritur një marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit e më pas edhe për vetëshkarkimin.

Atëherë mund të vijë në shprehje roli i presidentes e cila ka afat kushtetues prej 40 ditësh që të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Kurdo që do të vendosej për shkuarja në zgjedhje, tash e tutje nuk mund t’i iket dimrit.

Ndonëse në aktin më të lart juridik të shtetit, kushtetutën, nuk ka një afat eksplicit që përcakton që deri kur mund të zgjasë bllokada politike, kjo nuk amniston lidershipin kosovar për të vazhduar edhe më tej këtë krizë.

Këto janë vlerësimet e analistëve politikë e juridikë në vend, për të cilët bllokada politike po jep shenja serioze të shtetit të dështuar.

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike në një prononcim dhënë Tribunës, ka thënë se vendi rrezikon të humbasë në shumë procese ndërkombëtare e po ashtu rrezikon të mbetet jashtë asaj për të cilin vendi ka shumë nevojë, e që është agjenda integruese e Bashkimit Evropian. /Tribuna/telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...