Zgjatet orari për vaksinim në Prishtinë

PUBLIKUAR

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka bërë të ditur se Drejtoria e Shëndetësisë në këtë komunë ka marrë vendim që duke filluar nga 12 janari, të zgjatet orari i vaksinimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare VII në lagjen Emshir, raporton Gazeta Express.

Sipas kësaj qendre, vaksinimi nga e hëna deri të premten do të bëhet nga ora 07:00 deri në orën 19:00, ndërsa gjatë vikendit nga ora 07:00 deri në orën 15:00.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Të nderuar qytetarê,

Duke ju falenderuar për përpjekjet tuaja për ruajtjen e imunitetit dhe rritjen e kërkesave për vaksinim me vaksinën kundër Covid-19, me qëllim që pritjet e  juaja të jenë sa më të shkurta dhe shërbimet më cilësore, Kujdesi Parësor Shëndetësor- Drejtoria e Shëndetësisë-Komuna e Prishtines në koordinim me Komitetin për Vaksinim dhe Sekretarin e Përgjithshëm në MSH kemi vendosur që duke filluar nga dita e mërkurë me dt. 12.01.2022 të zgjasim orarin e vaksinimit në QMF Vll nê Kalabri-Emshir si vijon:

E hënë – e premte nga ora 07:00-19:00

E shtunë e diele nga 07:00-15:00.

SHIKO MË SHUMË

FSK gjen trupin e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës në ditën e dytë të kërkimit

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur trupin e një...

Kusari: Duhet komunikim zyrtar ndërpartiak për formimin e institucioneve, situata e komplikuar pasi ka parti me 2-3 qëndrime

Mimoza Kusari, kryetarja e partisë Alternativa, që bashkëqeveris me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se me...

Nis intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror, KPK: Një etapë e rëndësishme, standardet e njëjta për secilin

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nisur procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e...