Zgjaten hetimet për sulmet kimike në Siri përmes përplasjeve me Rusinë për sanksionet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ka zgjatur mandatin e një paneli që po heton sulmet kimike në Siri edhe për dy javë të tjera, duke mundësuar edhe një afat për të negociuar renovimin një vjeçar të hetimit.

Këshilli njëzëri mbështeti Rezolutën e SHBA-së për zgjatjen e hetimeve deri më 18 nëntor, duke i dhënë kohë rreth asaj që paraqitet si përplasja më e madhe për gjetjet e fundit të panelit se regjimi sirian ka kryer tri sulme kimike ne fshatra më 2014 dhe 2015.

Rusia ka mohuar gjetjet si “jo të bindshme” dhe tha se nuk mund të vendosen sanksione ndaj Sirisë për sulmet me gazin klorin.

Por, Britania, Franca dhe SHBA-ja kërkojnë sanksione dhe kanë theksuar se rezolutat e OKB-së qartë ofrojnë dëshmi për veprime të tilla si përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike.

Ambasadori britanik në OKB, Matthew Rycroft tha se Këshilli duhet ta “bëjë të qartë se kujtdo që është përfshirë në përdorimin kriminal të armëve kimike në Siri i mohohet imuniteti dhe do të përballet me drejtësinë”, transmeton Evropa e Lirë.

Ambasadori i Francës në OKB, Franocis Delattre, tha se dy javë zgjatje ishte vetëm hapi i parë.

“Siç e dimë të gjithë, ka shumë raste të tjera të përdorimit të armëve kimike në Siri. Dhe prandaj është shumë kritike për të kaluar rinovimin njëvjeçar”, tha ai.

Këshilli i Sigurimit krijoi një mekanizëm të përbashkët të hetimeve në gusht të vitit 2015 për të përcaktuar se kush qëndronte prapa sulmeve me klorin dhe përdorim të bombave.

Përdorimi i klorinës si armë është i ndaluar me Konventën për Armët Kimike, të cilës Siria iu bashku në vitin 2013 pas presioneve nga Rusia, një aleate e Presidentit Bashar al Assad.

Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, tha se hetuesit duhet të autorizohen që të dëshmojnë “terrorizmin kimik” nga të gjitha grupet e armatosura dhe misioni I tyre duhet të zgjatet edhe në Irakun fqinj.

Paneli tashmë ka përfunduar se grupi militant Shteti Islamik ka përdorur gazin helmues si armë në Siri në gusht të vitit 2015. IS gjithashtu kontrollon pjesë të territorit në Irak, ku ka njoftime se ka përdorur gazin ndaj trupave kurde.

Por zëvendësambasadori i SHBA-së, Michael Sison ka kundërshtuar çfarëdo zgjerimi të mandatit të panelit, duke thënë se “do të ishte shpërqendrim i madh” nga misioni i tij.

Hetimi “u bë në Siri për arsye specifike – për të zgjidhur se kush ishte përfshirë – dhe për arsyen se duhet të mbetet I përqendruar në Siri”, tha Sison

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...